Büşra Nur Bilgiç
20 Mars 2019•Përditësim: 20 Mars 2019
Forcat izraelite të sigurisë kanë martirizuar së paku 3 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria palestineze e Shëndetësisë sot në mëngjes njoftoi se dy palestinezë janë martirizuar gjatë operacioneve të forcave izraelite në Nablus, ndërsa i treti ka rënë dëshmor në Ramallah.
Ushtria izraelite tha se gjatë aksionit në Ramallah ka rënë dëshmor Omar Abu Leyla i cili ngarkohet se të dielën kreu sulmin mbi një ushtar izraelit në hyrje të vendit Ariel ndërsa më pas hapi zjarr ndaj izraelitëve në stacionin e autobusëve në udhëkryqin Gitai Avishar.
Forcat izraelite ende nuk ua kanë dorëzuar palës palestineze kufomat e dëshmorëve.