Ekip
25 mars 2021•Përditësim: 26 mars 2021
Forcat e sigurisë së Mauritanisë arrestuan sot një të dyshuar i cili hipi në një avion të ateruar dhe kërcënoi se do t’ia vinte flakën, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Rrëmbimi ka përfunduar pa ndonjë humbje", tha agjencia.
Sipas transmetuesit, i dyshuari, duke pretenduar të jetë një shtetas amerikan, hipi në një avion bosh në pronësi të Mauritania Airlines në aeroportin ndërkombëtar Nouakchott-Oumtounsy dhe kërcënoi se do ta digjte atë.
Mediat amerikane theksuan se i dyshuari tha se ka pasur problem me Mauritaninë, por pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm.