Zehra Ulucak
16 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 140 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 141.913 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 2.118.713, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 33.387 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 21.645 viktima, Spanja me 19.130, Franca me 17.167, Britania me 13.729, Irani me 4.869, Belgjika me 4.857 dhe Gjermania me 3.856 të vdekur nga COVID-19.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.342 të vdekur.
Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Holanda me 3.315, Brazili me 1.764, Turqia me 1.518, Zvicra me 1.281 dhe Kanadaja me 1.048 të vdekur.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 535.249 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.