Ekip
17 Prill 2018•Përditësim: 17 Prill 2018
JUBA, Sudani i Jugut (AA) - Të paktën 207 fëmijë ushtarë janë liruar në Sudanin e Jugut, që është lirimi i tretë më i madh në vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi është bërë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), sipas të cilit mendohet se që nga fillimi i luftës civile, pesë vjet më parë, palët në konflikt kanë rekrutuar mbi 19.000 fëmijë.
"Fëmijët e liruar do të ribashkohen me familjet e tyre, ndërkohë që për disa muaj do të marrin ndihma në ushqim dhe mbështetje psikosociale, bashkë me mundësinë për të vijuar procesin mësimor", njofton UNICEF-i.
Në lirimin e parafundit që ndodhi në muajin shkurt, u liruan 311 fëmijë ushtarë.
Sudani Jugor i cili shpalli pavarësinë duke u ndarë nga Sudani, u përfshi nga një luftë brendshme, pasi paraprakisht presidenti Salva Kiir Mayardit më 16 dhjetor 2013 largoi nga detyra zëvendësin e tij Riek Machar me pretendimin për “tentativë për grusht shteti”.
Më 17 gusht të vitit 2015 palët arritën marrëveshje, dhe më 28 prill filloi detyrën qeveria kombëtare e përkohshme, e formuar në përputhje me marrëveshjen.
Megjithatë, marrëveshja u ndërpre pas fillimit të luftimeve më 8 korrik 2016 mes forcave të sigurisë që vepronin nën urdhrat e presidentit Mayardit dhe simpatizantëve të Macharit.
Thuhet se deri më tani, kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë njerëz.