Mehmet Yılmaz
02 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
BUDAPEST (AA) – Në tre ditët e fundit në Hungari në mënyrë të paligjshme janë përpjekur të hynë 328 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas policisë, pjesëtarët e forcave të sigurisë në mbarë vendin, në përpjekjet për të kaluar ilegalisht kufirin hungarez kanë kapur 41 emigrantë, të shtunën 79 dhe të dielën 208 emigrantë.
Në Hungari në periudhën prej 18 deri më 24 prill, në tentativë për hyrje të paligjshme në Hungari janë kapur 1.162 emigrantë dhe në periudhën nga 25 prilli deri më 1 maj janë kapur 1.003 emigrantë.