Addis Getachew Tadesse
08 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Qendrat afrikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve kanë thënë sot se ekzistojnë 54.027 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) në kontinentin afrikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat tregojnë 2.329 raste të reja brenda 24 orëve.
Numri i vdekjeve gjithashtu shkoi në 2.074, një rritje prej 62 nga sa kishte qenë një ditë më parë.
Ndërkohë, numri i shërimeve ka arritur në 18.636 pasi 1.046 persona më shumë u konfirmuan se janë shëruar në 24 orët e fundit.
Afrika Veriore ka 19.800 raste, Afrika Perëndimore 15.200, Afrika Jugore 8.800, Afrika Lindore 5.300 dhe Afrika Qendrore 4.900.
Afrika e Jugut ka numrin më të madh të rasteve në kontinent me 8.200, ndërsa Egjipti ka 8.000 raste të përgjithshme, por për sa i përket numrit të vdekjeve, Egjipti ka një shifër shumë më të lartë 482, ndërsa Afrika e Jugut regjistroi 161 vdekje.
Frika nga përhapja
Etiopia të enjten shënoi rekord prej 29 rasteve të reja duke çuar numrin në 191 raste dhe katër vdekje.
Ministria e Shëndetësisë tha se 19 nga rastet pozitive të COVID-19 nuk kanë pasur histori udhëtimi dhe as kontakte me udhëtarët hyrëse me virusin.
Sipas ministres Liya Kebede, Etiopia do të përjetojë episodin më të keq të virusit në qershor dhe korrik.
Sudani pësoi numrin më të lartë të vdekjeve në Afrikën Lindore me 52 vdekje ndërsa Somalia shënoi 44 vdekje.
Shteti i vogël Xhibutit me një popullsi prej 1 milion banorë ka rastet më të larta në Lindje me 1.100.