Ekip
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
TEHERAN (AA) – Më shumë se 1.000 ushtarë iranianë që luftojnë në anën e presidentit sirian Bashar al-Assad kanë humbur jetën gjatë pesë viteve të kaluara, bëri të ditur të martën një zyrtar iranian, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Tani numri i martirëve ka kaluar 1.000”, tha Mohammadali Shahidi Mahallati, shef i Fondacionit iranian të martirëve që financiarisht ndihmon të afërmit e luftëtarëve të vrarë.
Irani para vetëm katër muajve shpalosi se në luftërat në Siri kanë humbur jetën 400 ushtarë të saj, që është shumë më pak nga të dhënat e fundit të cilat i publikoi Mahallati.