Dilara Hamit
16 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Një takim i jashtëzakonshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) do të mbahet të mërkurën në Xheda, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi do të mbahet në nivel të ministrave të Jashtëm, pas kërkesës së bërë nga shteti i Palestinës për të diskutuar shkeljet e Izraelit në qytetin e okupuar të Kudsit Lindor.
Turqia, që është vende anëtare e Komitetit ekzekutiv të OBI-t, do të përafqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
"Qyteti i okupuar i Kudsit Lindor, kryeqyteti i shtetit të Palestinës, është pjesë e territorit palestinez të okupuar në vitin 1967 dhe nuk është nën jurisdiksion të pushtetit gjyqësor izraelit", thanë nga OIC në muajin maj, pas një vendimi të një gjyqi izraelit për të vazhduar mbyllljen e xhamisë Bab al-Rahma.