Melike Kınacı
11 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
ANKARA (AA) – Në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” që realizohet në veri të Sirisë, avionët e forcave ajrore turke në rajonin El-Bab kanë shkatërruar 12 objektiva të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke shpalosi të dhëna për aktivitetet e forcave ajore turke në rajonin e Sirisë dhe operacionet e saj të zbatuara të mërkurën deri në ora 7:00 sipas kohës lokale.
Janë shkatërruar tre strehimore, dy pika kontrolluese, një depo dhe gjashtë pozita mbrojtëse dhe të tjera.
Me këtë rast janë neutralizuar të paktën 11 terroristë. Ekipe të mbrojtjes kundër diversione në këtë rajon shkatërruan 21 mjete shpërthyese artizanale.
Që nga fillimi i ofensivës deri më sot janë shkatërruar 2.842 bomba artizanale dhe 43 mina.
Mbrëmë filloi operacioni ajror në tre objektiva të DEASH-it, por u ndërpre për shkak të informacioneve se në afërsi të objektivave gjenden civilë.