Burak Bir
19 Tetor 2025•Përditësim: 19 Tetor 2025
Muzeu ikonik i Luvrit në kryeqytetin francez Paris ka mbyllur dyert për vizitorët pas një grabitje, transmeton Anadolu.
Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, tha se mbyllja erdhi pas një grabitje që ndodhi herët gjatë ditës kur muzeu u hap.
“Nuk ka të lënduar për t’u raportuar. Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe policinë”, shkroi Dati në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Ajo shtoi se një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.
Muzeu i Luvrit gjithashtu njoftoi në rrjetet sociale se mbetet i mbyllur të dielën “për arsye të jashtëzakonshme”.