Sümeyye Dilara Dinçer
17 qershor 2022•Përditësim: 17 qershor 2022
Në Meksikë janë gjetur 366 migrantë të parregullt nga 16 vende në një kamion të parkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Emigracionit në një deklaratë tha se ishte gjetur një kamion i cili ishte parkuar buzë rrugës në provincën Chiapas, e cila kufizohet me Guatemalën.
Në deklaratë thuhet se në kamion u gjetën 366 emigrantë, përfshirë shtetas të Bangladeshit, Indisë, Nepalit, Jemenit, Uzbekistanit dhe Afrikës së Jugut.
Në kamion kishte gjithashtu emigrantë nga Kuba, Bolivia, Peru, Ekuadori, Nikaragua, El Salvadori, Venezuela, Republika Dominikane, Guatemala dhe Hondurasi.