Sinan Doğan
07 Tetor 2021•Përditësim: 07 Tetor 2021
Në Meksikë ku u regjistruan më së shumti viktima nga COVID-19 në Amerikën Latine pas Brazilit numri i viktimave tejkaloi 280 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 713 vdekje ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 280.607.
Me 7.697 raste të reja numri i përgjithshëm shkoi në 3.699.621 ndërsa numri i të shëruarve në 3.057.710.
Në javët e fundit me rritjen e rasteve në disa provinca numri i mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv arriti në 90 për qind.
Në vend deri me tani me fushatën e vaksinimit masiv më shumë se 50 milionë kanë marrë dozën e parë dhe me shumë se 36 milionë banorë edhe dozën e dytë.
Sipas faqes së internetit të "Worldometers", ku përpilohen të dhënat e COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës tejkalon 126 milionë banorë, është në pozicionin e "vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve".