Ömer Tuğrul Çam
22 Tetor 2020•Përditësim: 23 Tetor 2020
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, u mblodhën me anë të video-konferencës për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Axhenda e takimit dy-ditor janë temat si ndarja e drejtë e barrës, misionet e NATO-s në Irak dhe Afganistan, forcimi i rezistencës së shoqërive dhe forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes në përgjigje të kapacitetit raketor të Rusisë.
Ministrat gjithashtu pritet të bien dakord për krijimin e një Qendre Hapësinore të NATO-s në Komandën Ajrore në Ramstein të Gjermanisë.
"Disa shtete si Rusia dhe Kina janë duke zhvilluar sisteme që do të do të verbojnë, çaktivizojnë ose rrëzojnë satelitët", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur në lidhje me qendrën.
Rritja e rezistencës së aleatëve përfshin çështje të tilla si 5G dhe telekomunikacioni, kërcënimet kibernetike, siguria e zinxhirëve të furnizimit dhe pasuritë në pronësi dhe të kontrolluara nga të huajt në vendet e NATO-s.
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s në ditën e dytë të mbledhjes do të diskutojnë rreth misionet trajnuese në Afganistan dhe Irak.