Lale Köklü
18 Shtator 2018•Përditësim: 19 Shtator 2018
HATAY (AA) - Shërbimi Inteligjent Turk (MIT) dhe pjesëtarët e xhandarmërisë kanë dorëzuar në gjyqësor 9 terroristët e YPG/PKK-së të arrestuar në Rajo të rajonit sirian Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).
Këta janë terroristët që ishin përfshirë në vrasjen e 2 ushtarëve turq gjatë operacionit anti-terrorist "Dega e Ullirit" në veri të Sirisë.
Pjesëtarët e MIT-it terroristët e arrestuar nga Siria i sollën në Drejtorinë e xhandarmërisë në Hatay të Turqisë.
Terroristët sot me masa të shtuara të sigurisë iu dorëzuan gjyqësorit për përpunim të mëtejshëm.