Handan Kazancı
15 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Forcat e sigurisë të Mozambikut në një operacion dy ditor antiterrorist kanë neutralizuar së paku 50 terroristë, theksuan të enjten zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ministri i Brendshëm i Mozambikut, Amade Miquidade tha se forcat e sigurisë kryen operacionin në rajonin verior Cabo Delgado.
Sulme të shumta terroriste janë kryer ndaj ndërtesave publike dhe forcave të sigurisë në vend që prej vitit të kaluar.
Sipas grupit për të drejtat e njeriut Amnesty International, që nga viti 2017, vrasjet e civilëve nga grupe të armatosura janë raportuar në Cabo Delgado, duke lënë rreth 350 persona të vdekur dhe më shumë se 150,000 të tjerë të prekur nga dhuna.