Ekip
27 Mars 2019•Përditësim: 28 Mars 2019
Autoritetet në Mozambik bënë të ditur se janë konfirmuar 5 raste të kolerës në qytetin Beira, të cilin e shkatërroi cikloni Idai, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për rastet e para të konfirmuara të kolerës që u shfaqën pas stuhisë më 14 mars.
Drejtori nacional i ndihmës mjekësore, Ussene Isse tha se të gjitha 5 rastet janë konfirmuar në vendbanimin e varfër Munhava të qytetit Beira, në të cilin jetojnë rreth gjysmë milion njerëz.
Kolera është shqetësim i madh për qindra mijëra njerëz që i mbjetuan ciklonit dhe të cilët momentalisht janë pa ujë të pastër dhe kushte themelore sanitare. Sëmundja përhapet me ushqim dhe ujë të kontaminuar dhe mund të shkaktojë vdkeje për disa orë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për edhe “një katastrofë” nëse sëmundja, si kolera, përhapet në rajonet e shkatërruara.