Selen Temizer
22 dhjetor 2022•Përditësim: 23 dhjetor 2022
Më 3 shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahet takimi i samitit mes Bashkimit Evropoan (BE) dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Barend Leyts, zëdhënësi i presidentit të Këshillit të Evropian, Charles Michel, njoftoi se më 3 shkurt do të mbahet samiti BE-Ukrainë, por vendi i takimit nuk është përcaktuar ende.
Më tej, Leyts tha se presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i është dërguar një ftesë e hapur për të vizituar kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Sipas informacionit të marrë nga një zyrtar i BE-së, nga ana e Ukrainës nuk ka ardhur ende ndonjë konfirmim lidhur me vizitën e presidentit Zelenskyy.
Në samit, BE do të përfaqësohet nga Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.