Zehra Ulucak
05 Tetor 2017•Përditësim: 06 Tetor 2017
SAO PAULO (AA) – Ndalohet në Rio de Janeiro kryetari i Komitetit Olimpik të Brazilit (COB), Carlos Nuzman, me pretendim se ka planifikuar dhënien e ryshfetit te anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për organizimin e Lojërave Olimpike Verore 2016 në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet njoftuan se në kuadër të hetimeve të zhvilluara për procesin e zgjedhjes së Brazilit si shtet nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2016, kryetari i COB’it Nuzman është ndaluar me arsyetim se ka ndihmuar blerjen e votave.
Në kuadër të hetimeve bëhet e ditur se është ndaluar edhe menaxheri i komitetit Leonardo Gryner.
Nuzman muajin e kaluar ishte marrë në pyetje në qendrën policore lidhur me hetimet e korrupsionit në Rio 2016 dhe ai nuk i kishte pranuar akuzat ndaj tij.
Prokurorja Fabiana Schneider kishte zbuluar se ka nërlidhje mes 2 milionë dollarëve të cilat janë paguar si ryshfet për anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (UOK) dhe marrëveshjeve të nënshkruara nga qeverisa e Rio de Janeiros me një kompania me burime të jashtme për shërbimet publike.