Hakan Çopur
08 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Përfaqësuesja e gazetës amerikane Washington Post në Byronë e Bejrutit, Liz Sly, ka theksuar se ndihma ushtarake që SHBA-ja ka ofruar për organizatën terroriste YPG/PYD përgatit terrenin që organizata terroriste krahas rajoneve të cilat banohen nga kurdët të përhapet edhe në një zonë të gjerë ku jetojnë intensivisht edhe arabët, duke shqetësuar edhe Turqinë, por edhe elementët lokalë brenda Sirisë raporton Anadolu Agency (AA).
Sly e cila është një prej emrave të lartë të Washington Post në Lindjen e Mesme, në një artikull të publikuar në gazetë ka analizuar situatën me ndihmat ushtarake të kryera nga qeveria Obama ndaj YPG-së, krahut ushtarak të PYD-së e cila në Siri është zgjatimi i organizatës terroriste PKK.
Në artikullin e Sly të titulluar "Ndihma ushtarake e SHBA-së ushqen ambiciet e mëdha të milicëve kurdë të majtë në Siri", theksohet se YPG-ja e cila në kuadër të "luftës kundër DEASH-it" merr nga ushtria amerikane mbështetje ushtarake dhe trajnime në dy vitet e fundit është përhapur në shumë rajone kryesisht në ato zona ku banohen intensivisht nga arabët dhe se "ndihmat e SHBA-së iu shërbejnë qëllimeve rajonale të PYD-së".
Përhapja e PYD-së nxit konfliktin
"Përkrah rajoneve ku janë të pranishëm kurdët, marrja nën kontroll nga luftëtarët kurdë edhe e rajoneve që banohen nga arabët jo vetëm që nxit një armiqësi etnike që do të zgjasin gjatë, por në të njëjtën kohë nxit edhe një konflikt më të gjerë", është shprehur Sly. Ajo shton se kjo politikë që po përhapet po aq sa Turqia e cila është aleate e NATO-s po shqetëson seriozisht edhe elementët lokale në rajon.
Në artikullin e saj Sly duke tërhequr vëmendjen në reagimin e Ankarasë për mbështetjen ushtarake që Washingtoni po jep për YPG-në, ajo ka shpjeguar se për tejkalimin e këtij shqetësimi kanë nisur të jepen ndihma ushtarake ndaj grupimit të emëruar si Forcat Demokratike të Sirisë, ku me forcat e YPG-së ndodhen edhe elementët e arabë.
"Ashtu siç pranohet edhe nga autoritetet amerikane kurdët përbëjnë tre të katërtat e koalicionit të Forcave Demokratike të Sirisë, gjë e cila i bën që të jenë shtresa e cila përfiton më shumë nga mbështetja ushtarake e ushtarëve amerikanë", ka theksuar Sly, duke shprehur edhe një herë pavlefshmërinë e retorikës së SHBA-së se "nuk i japim armë YPG-së".
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në trajnimet e dhëna në kuadër të "luftës kundër DEASH-it" nën kujdesin e forcave speciale dhe konsulentëve të SHBA-ve, ndaj elementëve të YPG-së jepen edhe trajnime ideologjike. Sly ka vënë në dukje se tek PYD-ja ka një dominim shumë të fortë të Abdullah Oçalan dhe se "ideologjitë e tij mësohen në klasa si një ideologji absolute".
Gjithashtu Sly ka theksuar se dhënia e mbështetjes ushtarake nga qeveria e Washingtonit ndaj një strukture tjetër që e vëren si "lider" Öcalan-in i cili gjithashtu pranohet edhe nga SHBA-ja si kreu i PKK-së, për të luftuar me një organizatë terroriste ekstremiste si DEASH nxjerr në pash një situatë "kontradiktore".
Kontradikta e SHBA-së në Munbixh
Pasi ka rikujtuar se SHBA-ja është shprehur se elementët e YPG-së pas marrjes së Munbixhit janë tërhequr dhe rajonin ia kanë lënë elementëve arabë, Sly ka tërhequr vëmendjen se në të vërtetë situata nuk është e tillë. Ajo ka shtuar se shumica e arabëve që kontrollojnë Munbixh-in janë grupe në linjën e PYD-së dhe është shprehur më tej se mes këtyre grupeve dhe YPG-së nuk ka ndonjë ndryshim serioz, ku dhe Turqia është e vetëdijshme për këtë situatë.
Sly më tej është shprehur se një grup prej 250 personash të cilët përfunduan pak kohë më parë trajnimin në Munbixh nën kujdesin e ushtarëve amerikanë në vend të Rakkas që ndodhet nën kontrollin e DEASH-it janë dërguar në Halep nga Këshilli Ushtarak i Munbixh-it, ku këto persona janë dërguar atje për të luftuar me opozitarët e moderuar të cilët mbështeten nga Turqia.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, më parë kishte sinjalizuar se operacionet të cilat vazhdojnë aktualisht në El Bab në kuadër të Operacionit "Mburoja e Eufratit" më pas mund të drejtoheshin në Munbixh dhe këto rajone "do të pastroheshin nga elementët e PYD-së".