Ekip
03 Korrik 2018•Përditësim: 03 Korrik 2018
DHAKA (AA) – Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer, tha se ka vërejtur një ndryshim pozitiv në qëndrimin e shefit të ushtrisë së Mianmarit ndaj riatdhesimit të refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë, përderisa vizitoi kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina, në zyrën e saj në kryeqytetin Dhaka, Maurer tha: “Mjaft u inkurajova nga sjellja pozitive e shefit të ushtrisë (së Mianmarit)”.
Në një deklaratë të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Bangladesh Sangbad Sangstha (BSS), sekretari për media i kryeministres, Ihsanul Karim, tha se shefi i IRCS-së kishte zhvilluar biseda me murgjit budistë dhe anëtarët e shoqërisë civile gjatë një vizite në Mianmar, duke u bërë thirrje atyre të krijojnë një atmosferë të favorshme në Mianmar për kthimin e refugjatëve.