Merve Yıldızalp Özmen
23 Janar 2020•Përditësim: 24 Janar 2020
Nesër me faljen e namazit të xhumasë do të hapet për adhurim "Xhamia e Madhe" ("El-xhamiu'l-Kebir) në Al-Bab të Sirisë e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve thuhet se punimet e restaurimit të "Xhamisë së Madhe" në Siri, e cila u dëmtua rëndë nga bombardimet e DEASH-it në periudhën 2016-2017, filluan ndërsa ngjarjet vazhdonin në rajon.
Vepra vakëf u rimëkëmb nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve duke shpenzuar një shumë rreth 2.3 milionë euro. Në "Xhaminë e Madhe" në Al-Bab nesër xhemati do të falë namazin e parë të xhumasë.
Në deklaratë përmenden edhe vlerësimet e Zv.Drejtorit të përgjithshëm të vakëfeve, Burhan Ersoy, i cili ka bërë të ditur se si rezultat i ekzaminimeve të kryera në zonën e xhamisë me stafin teknik të Drejtorisë Rajonale të Gaziantepit në qershor 2017, u konstatua se kjo vepër kishte pësuar dëmtime të rënda dhe se disa pjesë të saj ishin shembur plotësisht.
Ersoy deklaroi se ata morën një vendim për ndërhyrje emergjente në mënyrë që të parandalonin dëmtimin e mëtejshëm të veprës vakëf dhe që ajo të mos shndërrohej në një rrënojë të braktisur.
"Përballë fytyrës së shëmtuar të luftës civile, këtë vepër monumentale e cila ka rezistuar për shekuj ne e rimëkëmbëm me një punë restauruese që vazhduan gjatë konflikteve duke i ruajtur karakteristikat e saj origjinale. Ne ndajmë lumturinë me vëllezërit tanë sirianë që po hapim për xhematin sërish dyert e kësaj trashëgimie të paraardhësve tanë. Xhamia e Madhe në Al-Bab është simbol gjigant i paqes dhe dashurisë, i të qënurit vakëf dhe i dhurimit pa ndonjë shpërblim", shtoi Ersoy.
"Xhamia e Madhe" në Al-Bab
Në enciklopedinë Islame të publikuar nga Fondacioni për Çështjet Fetare Diyanet të Turqisë, "Xhamia e Madhe" ("El-xhamiu'l-Kebir) është një vepër e Selxhukëve (shek. XII) për programe të mëdha dhe në periudhën e Mamlukëve (744/1343) ajo është rinovuar në mënyrë thelbësore.
"Xhamia e Madhe" ndodhet në fund të rrugës që vjen nga qyteti Al-Bab. Mbi minare ka një qëndisje me disa germa të fshira të datës 533.
Në derën hyrëse të xhamisë e cila është riparuar edhe në periudhën Osmane ndodhet një shkrim me vulën e Abdyl Hamitit II e datës 1903.
Me punimin restaurues gjithëpërfshirës të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve, xhamia u rimëkëmb duke ruajtur origjinalitetin dhe karakteristikat origjinale të saj.