Ekip
09 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Një tajfun i është afruar brigjeve jugore të Japonisë duke shkaktuar shtrëngata shiu në një pjesë të madhe të vendit që mund të sjellë reshje të dendura në rajonin e Tokios deri në fillim të javës së ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët japonezë kundër katastrofave u kërkuan banorëve të marrin masa paraprake.
Tajfuni Chan-hom ishte në jug të ishullit Shikoku me erëra maksimale prej 126 kilometrash në orë, njoftoi Agjencia Meteorologjike.
Ministri për menaxhimin e katastrofave, Hachiro Okonogi u bëri thirrje banorëve të përgatiten për valët e larta dhe përmbytjet e mundshme nga stuhia dhe të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia.
Si pasojë janë anuluar dhjetëra fluturime të brendshme të fundjavës në jugperëndim të Japonisë.