Ekip
26 Tetor 2022•Përditësim: 27 Tetor 2022
Një dron izraelit u rrëzua në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se një model Skylark ishte në një mision zbulimi kur ra nga qielli për shkak të një mosfunksionimi teknik.
Ushtria tha se nuk ka rrezik për rrjedhje informacioni pas rrëzimit.
Rrëzimi i sotëm ishte i dyti brenda një jave në Bregun Perëndimor.