Gülşen Topçu
07 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Palestinezi Seyfeddin Ebu Zeyd (15) ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në protestat e qeta "Marshi i Kthimit të Madh", të cilat organizohen nga palestinezët përgjatë kufirit me Gazën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se Ebu Zeyd, i cili u plagos gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë të mërkurën në lindje të Gazës, humbi betejën me jetën.
Ministria më herët deklaroi se nga zjarri i shkrepur nga ushtarët izraelitë u plagosën 4 palestinezë, të cilët dolën në protesta të qeta
Palestinezët që nga 30 marsi i vitit të kaluar, në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit, organizojnë protesta paqësore nën moton "Marshi i Kthimit të Madh".
Protestuesit kërkojnë kthimin në territoret nga janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së Gazës të vendosur në vitin 2006.
Në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestës, nga 30 marsi janë vrarë mbi 230 palestinezë. Në të njëjtën periudhë në sulmet ajrore dhe me tanke në Gazë janë vrarë së paku 14 palestinezë.