Rania R.a. Abushamala
06 Maj 2026•Përditësim: 06 Maj 2026
Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi Iranin perëndimor sot herët, njoftoi Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, transmeton Anadolu.
Sipas qendrës, tërmeti u regjistrua në orën 00:23 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 9 kilometrash pranë qytetit Gilan-e Gharb në provincën Kermanshah.
Deri më tani nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale të konsiderueshme.
Irani ndodhet në një rajon sizmikisht aktiv dhe ka përjetuar shumë tërmete shkatërruese në vitet e fundit. Tërmeti më katastrofik në historinë e kohëve të fundit të vendit ndodhi në vitin 2013, kur një tërmet prej 6.7 ballësh goditi qytetin e Bam-it, ku si pasojë humbën jetën të paktën 34 mijë njerëz.
Në korrik 2022, një tërmet 6.1 ballë goditi provincën jugore të Hormozganit, përgjatë bregdetit të Gjirit Persik, ku humbën jetën të paktën pesë persona ndërsa më shumë se 80 të tjerë u plagosën.