Islam Uddin
20 Maj 2026•Përditësim: 20 Maj 2026
Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi sot Japoninë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Anadolu.
Tërmeti ndodhi në orën 11:46 sipas kohës lokale në një thellësi prej 50 kilometrash.
Sipas Divizionit të Menaxhimit të Fatkeqësive të zyrës së kryeministrit japonez, lëkundja u ndje në pjesë të Japonisë jugore, me një intensitet sizmik prej më pak se 5 ballë të regjistruar në Amami Jugor në provincën Kagoshima.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale. Autoritetet nuk lëshuan paralajmërim për cunami.