Ömer Faruk Yıldız
24 Korrik 2021•Përditësim: 24 Korrik 2021
Një tërmet me fuqi prej 6,7 ballë është regjistruar në jug të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë të Filipineve thuhet se në orën 04:48 me kohën lokale është ndjerë një lëkundje në pjesët jugore të ishullit Luzon.
Tërmeti tektonik ka ndodhur në një thellësi prej 116 kilometrash ndërsa 5 minuta pas tij ka ndodhur edhe një "Aftershock" me magnitudë prej 5,8 ballë.
Pas tërmetit nuk është raportuar për viktima si dhe nuk është dhënë paralajmërim për cunami.