Mustafa Melih Ahıshalı
12 Dhjetor 2017•Përditësim: 12 Dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) – Nga tërmeti 6,2 ballësh, i cili sot në orët e pasdites goditi provincën Kerman të Iranit, 17 persona janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, 17 persona janë plagosur në tërmetin që goditi zonën rurale të qytezës Hoxhedek në provincën Kerman, e cila ndodhet në juglindje të Iranit.
Njoftohet se deri më tani kanë ndodhur më shumë se 40 tronditje pas tërmetit dhe se si pasojë janë dëmtuar disa prej shtëpive, janë ndërprerë linjat telefonike dhe mësimi në shkollat e rajonit.
Qendra Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit kishte njoftuar se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.