Haydar Hadi
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
BAGDAD (AA) - Numri i qytetarëve të Mosulit që kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të operacionit të shpëtimit të këtij qyteti nga organizata terroriste DEASH ka shkuar në mbi 120 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Emigracionit të Irakut, Settar Nevruz ka thënë për AA se mbi 120 mijë njerëz janë shpërngulur nga Mosuli për shkak të operacioneve të ushtrisë irakiane.
Nevruz në fjalën e tij ka thënë se ministria është duke vazhduar nga puna për tu ardhur në ndihmë të ikurve duke ngritur qytet çadra si dhe duke dërguar ndihma humanitare.
Ndërsa ministri i Emigracionit të Irakut Xhasim el-Xhaf një ditë më parë ka pohuar se 118 mijë njerëz janë shpërngulur nga Mosuli dhe se kapaciteti i tyre për të mbajtur të shpërngulurit është 120 mijë persona.
Operacioni i ushtrisë irakiane për shpëtimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH, vazhdon që prej 17 tetorit.