Afra Aksoy
03 janar 2018•Përditësim: 03 janar 2018
RAMALLAH (AA) - Njoftohet se një i ri palestinez ka humbur jetën pasi ishte plagosur rëndë si pasojë e hapjes së zjarrit gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë theksohet se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje në fshatin Dejr Nizam në veriperëndim të qytetit Ramallah, për të arrestuar palestinezët.
Në deklaratë theksohet se i riu palestinez, Musab Firas et-Temimi (17), ka humbur jetën në spitalin ku ai ishte dërguar pasi ishte plagosur rëndë në kokë nga ushtarët izraelitë të cilët gjatë bastisjes kanë përdorur plumba të vërtetë dhe plastikë.
Ndër të tjera theksohet se ushtarët izraelitë edhe më parë me pretendimin se duke hedhur gurë kanë dëmtuar automjetet ushtarake dhe të kolonëve hebrenj, kanë kërcënuar banorët e fshatit për mbylljen e hyrjes së fshatit dhe arrestimin e tyre.