Ekip
15 Nëntor 2016•Përditësim: 15 Nëntor 2016
ATHINË (AA) – Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama ka mbëritur mëngjesin e sotëm në një turne lamtumirëse në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Me tingujt e orkestrës ushtarake dhe gardës së rreshtuar, Obama është pritur në aeroportin e Athinës nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe nga ambasadori amerikan në atë vend, Geoffrey Pyatt.
Pritet që gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Obama të takojë presidentin grek Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Tsipras.
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Greqi, Obama do të vizitojë tempullin e Partenonit dhe do të mbajë një fjalim mbi demokracinë dhe globalizimin, dhe më pas do të lagrohet drejt Berlinit ku do të takohet me disa zyrtarë evropianë.
Turni i tij do të përfundojë në Peru, atje ku do të marrë pjesë në Forumin Azi-Paqësor, pas çka të shtunën do të kthehet në Washington.
Zërat flasin se tema kryesore e Obamës me zyrtarët e shteteve me të cilët do të takohet do të jetë Donald Trump i cili do ta zëvendësojë në Shtëpinë e Bardhë.