Seda Sevencan
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 80 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, ku miliona njerëz kërkojnë ndihmë në mënyrë të dëshpëruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjetet e ngarkuar me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore të Turqisë, Hatay, e cila kufizohet me Idlibin.
Ndihma do të shpërndahet tek njerëzit në qytetin e Idlibit dhe zonat rurale.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al Asadit shtypi protestuesit prodemokracisë.