Aşkın Kıyağan
28 Janar 2023•Përditësim: 29 Janar 2023
Sekretarja Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria dënoi sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Schmid bëri një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale lidhur me sulmin e armatosur ku humbi jetën një person në ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran.
"Dënoj sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran", deklaroi Schmid e cila shprehu ngushëllime ndaj të afërmve të punonjësit të ambasadës që humbi jetën dhe duke uruar shërim për të plagosurit.
Një person i armatosur me armë automatike sulmoi dje ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran duke vrarë një punonjës të ambasadës si dhe plagosi dy të tjerë.