Islam Uddin
07 janar 2021•Përditësim: 08 janar 2021
Pakistani sot realizoi një fluturim testues të suksesshëm të një sistemi raketor të dirigjuar shumëhedhës të prodhuar në vend, tha ushtria e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sistemi i raketave Fatah-1 është "i aftë të lëshojë kokë raketore konvencionale deri në një distancë prej 140 kilometrash”, tha në një deklaratë krahu mediatik i ushtrisë, ISPR.
"Sistemi i armëve do t'i japë ushtrisë pakistaneze aftësinë e një angazhimi me precizitet të thellë në territorin e armikut," thuhet në deklaratë.
Udhëheqja civile dhe ushtarake e vendit përgëzoi trupat pjesëmarrëse dhe shkencëtarët për kryerjen me sukses të testit fluturues, theksohet më tej.
Shkurtin e kaluar, në mes të tensioneve të rritura me Indinë, Islamabadi kreu një provë të suksesshme të raketës së saj lundruese Ra’ad-II.
Një muaj më herët, Pakistani provoi raketën balistike Ghaznavi, e cila ka një rreze veprimi prej 290 kilometrash, vetëm disa ditë pasi India provoi raketën e saj K-4 të lëshuar nga nëndetësja.
Marrëdhëniet midis fqinjëve të armatosur bërthamorë janë përkeqësuar që kur New Delhi revokoi statusin gjysmë-autonom të Xhamu Kashmirit dhe vendosi një bllokim në gusht 2019.
Shpërthimi i tensioneve ka shkaktuar frikë nga një garë e re armësh në Azinë e Jugut.