Ekip
14 Tetor 2021•Përditësim: 15 Tetor 2021
Uganda ka liruar sot 35 peshkatarë kongolezë pas 8 muajsh në paraburgim nën akuzat e peshkimit ilegal në ujërat territoriale të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ata iu dorëzuan autoriteteve kongoleze në Kasindi, një qytet në provincën Kivu të Veriut të Republikës Demokratike të Kongos, sipas nënkolonelit, Pecos Longwa, një zyrtar i sigurisë në rajon.
Peshkatarët u kapën në fillim të këtij viti nga autoritetet e Ugandës në ujërat e liqenit Edward, të cilin të dy vendet e ndajnë.
Mbusa Kavasya, një përfaqësues për peshkatarët kongolezë, përshëndeti lirimin e kolegëve të tij dhe falënderoi qeverinë e RD të Kongos për përpjekjet e saj për të siguruar lirinë e tyre.
Liqeni Edward ndodhet midis Ugandës dhe Kongos ndërsa peshkatarët ndonjëherë përballen me veprime për shkeljen e pavullnetshme të kufijve të tyre territorialë.