Servet Günerigök
03 Nëntor 2021•Përditësim: 04 Nëntor 2021
Patriarku grek i Stambollit, Bartolomeu, është shtruar në spital në New York, tha Kryepeshkopata Greke Ortodokse e Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas rezultateve të një kontrolli në Spitalin Mount Sinai në Manhattan, si dhe konsultimeve me mjekët, Patriarku Bartolomeu do t’i nënshtrohet një angiogrami me të cilën do të vlerësohet nevoja për vendosjen e stentit, tha kryepeshkopata në faqen e saj të internetit.
Bartolomeu, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë 12-ditore, më parë u shtrua në spital në kryeqytetin e vendit, Washington, më 24 tetor.
Ai duhej të merrte pjesë në një shërbesë kishtare në Washington, por u sëmur pas një fluturimi të gjatë nga Stambolli dhe orarit të tij të ngjeshur që kur arriti në kryeqytetin e SHBA-së.