Sinan Doğan
05 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 137 persona, për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Ministria e Shëndetësisë në Peru, me 137 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 5.031 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 4.284 rastet e reja ka arritur në 183.198 numri i rasteve me koronavirus.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri gjithsej i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 76.228.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.