Lokman İlhan
01 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Peruja është përfshirë nga një krizë e thellë politike e cila pasqyrohet në veprime të kundërta të presidentit të shtetit Martin Vizcarre dhe Kongresit, në të cilën shumicën e ka opozita, raporton Anadolu Agency (AA).
Krizën e shkaktoi emërimi i gjykatësit të ri të Gjykatës Kushtetuese Gonzalo Ortiz, i cili është kushëriri i parë i kryetarit të Kongresit, Pedro Olaeche.
Presidenti peruan, Vizcarre për këtë shkak shpërndau Parlamentin dhe paralajmëroi zgjedhje të reja, ndërsa Kongresi vazhdoi seancën dhe votoi tërheqjen e presidentit.
Zëvendës presidenti i Perusë, Mercedes Araoz më pas dha betimin para Kongresit si president i përkohshëm i vendit.
Forcat e armatosura të Perusë janë vënë në anën e presidentit Vizcarre.
Nga kabineti i Vizcarre bëhet e ditur se komandantët e forcave tokësore, ajrore dhe detare të vendit, si dhe zyrtarët më të lartë të policisë vizituan Vizcarre dhe i dhanë mbështetje në betejën që në skenën politike në Peru ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.