Ahmed Asmar
19 nëntor 2024•Përditësim: 19 nëntor 2024
Ushtria izraelite njoftoi se 11 ushtarë të tjerë u plagosën në përleshjet në jug të Libanit në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Shifrat e lëshuara nga ushtria, megjithatë, nuk përmendin ndonjë të dhënë të re në mesin e trupave të saj në Rripin e Gazës.
Sipas të dhënave të lëshuara nga ushtria izraelite, 798 ushtarë janë vrarë dhe 5.381 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor 2023.
Izraeli ka nisur luftë gjenocidale në Rripin e Gazës, tashmë në vitin e saj të dytë, pas një sulmi të Hamasit vitin e kaluar, duke vrarë afro 44 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 104 mijë të tjerë.
Konflikti është përhapur në Liban, ku Izraeli ka nisur sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin, në të cilat janë vrarë rreth 3.500 njerëz dhe janë plagosur mbi 14 mijë të tjerë që nga tetori i vitit të kaluar.
Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur më 1 tetor sulme tokësore në jug të Libanit.