Murat Temizer
24 Shkurt 2023•Përditësim: 24 Shkurt 2023
Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Müller deklaroi se tanket e para "Leopard" për të cilat qeveria e Varshavës është angazhuar janë dorëzuar në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Müller në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, kujtoi se kryeministri polak Mateusz Morawiecki vizitoi Kievin.
Duke theksuar se ata kujdesen për sigurinë e Polonisë, Müller shtoi se kjo vizitë është e rëndësishme për sigurinë e Evropës dhe Ukrainës.
"Tanket e para 'Leopard' nga Polonia shkuan tek fqinjët tanë në Ukrainë", tha Müller.