Zafer Fatih Beyaz
29 Qershor 2022•Përditësim: 29 Qershor 2022
Presidenti i Türkiyes (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin e Britanisë Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan vazhdon takimet e tij dypalëshe në Madrid, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s.
Takimi i Erdoğan dhe Johnson në Qendrën e Kongresit IFEMA në të cilën mbahet Samiti i NATO-s u zhvillua me dyer të mbyllura për median.