Aldijana Hadzic
01 Tetor 2022•Përditësim: 03 Tetor 2022
Qindra njerëz u mblodhën në protesta për shkak të rritjes së kostos së jetesës në Londër të Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi u mblodh para stacionit të King's Cross duke mbajtur pankarta me mbishkrimet "Mbështetni grevat" dhe "Mjaft është mjaft".
Në protesta është shprehur pakënaqësi për politikën ekonomike të Partisë Konservatore në pushtet ndërsa u mbështetën nga shumë organizata joqeveritare dhe sindikata të punëtorëve.