Dmitri Chirciu
15 korrik 2020•Përditësim: 15 korrik 2020
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bisedon për krizën e Libisë me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed al-Nahyan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Al-Nahyan zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën është diskutuar për krizën e Libisë.
"Në bisedë theksi u vendos mbi rifillimin e dialogut mes libianëve dhe përmirësimin e përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhje politike dhe diplomatike të krizës së Libisë", thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe, theksohet se është arritur dakordësimi për vazhdimin e ndërveprimit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).