Elena Teslova
25 Nëntor 2022•Përditësim: 26 Nëntor 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me nënat e ushtarëve që marrin pjesë në "operacionin special ushtarak" të Moskës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin tha se prindërit e ushtarëve të vdekur ishin të pranishëm në takim dhe shprehu ngushëllimet e tij, duke theksuar se ai "ndan dhimbjen e tyre".
Ai premtoi se do të sigurojë mbështetje për çdo familje që humbi babanë, djalin ose burrin.
Presidenti rus gjithashtu tha se jeta është "më e ndërlikuar" sesa shfaqet në televizion dhe internet, ku "asgjë nuk mund të besohet".
Ai u bëri thirrje nënave të marrin informacionet që u nevojiten drejtpërdrejtë prej tyre.
"Shumë informacione rrjedhin nga burime të ndryshme, por është një çështje krejtësisht tjetër, janë vlerësimet tuaja, mendimet tuaja, idetë, sugjerimet. Do të përpiqem të sigurohem që të merret parasysh gjithçka për të cilët do të flasim sot dhe të përdoret në maksimum në jetën reale", tha Putin.