Levent Tok,Selen Temizer,Mohamad Misto
06 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
ANKARA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK ka njoftuar se nuk do të largohet nga rajoni Munbixh në perëndim të Lumit Eufrat, në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas deklaratave të premten e kaluar nga Rusia dhe SHBA-ja në lidhje me Munbixh-in, edhe "Këshilli Ushtarak për Munbixhin" i organizatave nënkotraktore PYD/PKK ka bërë një deklaratë, ku mësohet se organizata do të vazhdojë praninë e saj në Munbixh dhe përreth tij.
Në deklaratën ku vihet në dukje se Munbixh-i nuk do ti jepet forcave të regjimit të Bashar al Asadit, theksohet se ushtria e Asadit mund të vendoset vetëm në mes të forcave të "Mburojës së Eufratit" dhe elementëve të PYD/PKK-së.
Në këtë mënyrë organizata do të marrë në mbrojtje veten e saj, me mbrojtjen që forcat e SHBA-ve do të formojnë në veri të Munbixh-it dhe forcat e regjimit në perëndim dhe jug.
Gjithashtu në deklaratë është tërhequr vëmendje për rolin që kanë ndërmarrë për mbrojtjen e rajonit forcat e koalicionin ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe presionet në rritje të operacionit "Mburoja e Eufratit".
Rusia kishte njoftuar marrëveshjen
Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë kishte njoftuar se Munbixh-i do ti dorëzohej regjimit të Asadit nga forcat në rajon.
Teksa SHBA-të mbrojnë idenë se nuk kanë dijeni për marrëveshjen, regjimi vazhdon heshtjen.
Burimet në Munbixh të cilat kanë dhënë informacione për AA-në kanë bërë të ditur se forcat e regjimit kanë marrë në dorëzim 3 fshatra në kufi të rajonit nga PYD/PKK-ja ku dhe nuk është vendosur ende në të gjithë linjën Ushtria e Lirë Siriane (ULS) - PYD/PKK.
Elementët ushtarakë të SHBA-ve në Munbixh, të premten e kaluar duke nisur vendosjen e tyre në pjesët veriore të rajonit formuan një mur (pengesë) mes ULS-së dhe organizatës terroriste.
Zhvillimin për të cilin lajmin e dha AA-ja, ditë më parë e konfirmuan edhe zyrtarët amerikanë. Sipas të dhënave të fundit të marra nga burimet lokale mësohet se forcat speciale të SHBA-ve vazhdojnë grumbullimin në rajonin Ajn Dadat në veri të Munbixh-it.
Në situatën aktuale pjesa jugore dhe jug perëndimore e Munbixh-it që është në objektivin e "Mburojës së Eufratit" është e rrethuar nga forcat e regjimit, ndërsa pjesa veriore nga SHBA-ja.
Pritet që forcat e regjimit në perëndim të vendosin pengesë të plotë para ULS-së. Ndërsa theksohet se pjesa lindore e rajonit formohet nga Lumi Eufrat, dhe se organizata terroriste PYD/PKK ka nën kontroll rajonet Kobani (Ajn el-Arab), Tel Abjad-in dhe Haseke në lindje të Lumit.
Transport nga Munbixh-i në Sinjar
Komanda e Përgjithshme e Forcave Pershmerge të lidhura me Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut, në një deklaratë të bërë ditën e djeshme kishte njoftuar se PKK kishte transportuar armë të rënda në rajoni Sinjar të Mosulit në Irak.
Edhe burimet në Munbixh njoftohet se organizata duke përfituar nga mbrojtja e siguruar nga regjimi dhe SHBA-ja ka transferuar në Sinjar militantët e saj me përvojë dhe me armë të rënda. Ndër të tjera mësohet se organizata ka nisur të sigurojë kontrollin e rajonit me qytetarët të cilët i ka marrë ushtarë me detyrim kohët e fundit.
Rëndësia e Munbixh-it
Munbixh-i i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Lumit Eufrat, gjendet në një largësi prej 30 km nga kufiri me Turqinë. Rajoni Munbixh në korrik të vitit 2012 kaloi nën kontrollin e opozitarëve dhe në janar të vitit 2014 kaloi nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.
Organizata duka marrë nga pas mbështetjen e sulmeve ajrore intensive dhe forcave speciale të SHBA-ve arriti të nxirrte DEASH-in nga rajoni në gushtin e kaluar.
SHBA-ja menjëherë pas marrjes nën kontroll të Munbixh-it garantoi Turqinë se PYD/PKK do të largohej nga rajoni, por nuk e mbajti premtimin.
Rajoni Munbixh prej 26 km katrorë është në pozicionin e "shtyllës kurrizore" të projektit të organizatës për korridorin terrorist i cili do të mbulojë pjesën kufitare Siri-Turqi.
Me marrjen nën kontroll të rajonit Al Bab me operacionin "Mburoja e Eufratit" organizatës iu dha një goditje e rëndë.
Pothuajse e gjithë popullsia e Munbixh-it përbëhet nga arabët, dhe disa mijëra banorë janë kurdët dhe turkmenët.
SHBA dhe PYD/PKK për shkak të reagimeve të Turqisë pretendojnë sikur qeverisja e rajonit është tek popullata. Palët të cilët mbrojnë idenë se në rajon nuk ndodhet PKK-ja por "Forcat Demokratike të Sirisë" pretendojnë se Këshilli Ushtarak i Munbixh-it përbëhet nga luftëtarët arabë lokalë dhe Forcat Demokratike të Sirisë, dhe se rajoni nuk ndodhet nën kontrollin e PKK-së.