Ömer Yetkin Acar
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
SAO PAULO (AA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e saj të fundit ka rekomanduar që për udhëtarët që do të udhëtojnë nga vende të tjera në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro të Brazilit që të marrin "vaksinën e etheve të verdha", raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e saj OBSH ka njoftuar se të gjitha rajonet përveç qyteteve Rio de Janeiro dhe Niteroi në shtetin e Rio de Janeiro-s dhe qytetet Sao Paulo dhe Campinas në shtetin Sao Paulo duhet të marrin në konsideratë se janë nën rrezikun e etheve të verdha. Këto 4 qytete nuk janë përfshirë në rekomandimin e vaksinimit për udhëtarët ndërkombëtarë.
Gjithashtu në raportin ku paralajmërohet se ethet e verdha vazhdojnë të përhapen përgjatë bregdetit atlantik, rekomandohet që qytetarët që do të udhëtojnë në rajonet e rrezikuara të Brazilit të vaksinohen 10 ditë para udhëtimit dhe të marrin masa kundër pickimeve të mushkonjave.