Ayşe Sümeyra Aydoğdu
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
BAGDAT (AA) - Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit amerikan Barack Obama për Koalicionin Global kundër DAESH-it, Brett McGurk, ka theksuar se koalicioni ka diskutuar çështjen e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
McGurk, në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambasadën amerikane në Bagdad tha se: "Koalicioni po diskuton çështjen e dërgimit të ushtarëve amerikanë të cilët do të qëndrojnë në anë të forcave të sigurisë irakiane".
Ai në deklaratën e tij ka theksuar se në rast se ushtarët amerikanë do të dërgohen në Irak ata do të vendosen në qytete.