Recep Şakar
06 qershor 2016•Përditësim: 06 qershor 2016
MELBOURNE (AA) – Së paku tre persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve, që në disa rajone të Australisë, u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e dendura dhe dalja e lumit nga shtrati shkaktuan vërshimet në kryeqytetin Camberra, si dhe në shumë qytete të krahinës australiane Queensland, New South Wales, Victoria i Tasmania.
Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e tre persona në Camberra dhe Sydney, ndërsa dy persona në Tasmania, llogariten si të zhdukur.
Qindra objekte kanë mbetur nën ujë, ndërsa shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.