Adham Kako
14 Nëntor 2017•Përditësim: 14 Nëntor 2017
GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Dy civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al Asadit në rajonin e Gutës Lindore në afërsi të Damaskut, i cili gjendet nën bllokadë nga regjimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në Gutën Lindore, forcat e regjimit të Asadit sot pasdite kanë kryer sulme intensive ajrore dhe artilerike në rajonet Duma, Arbin, Madire, Sakba dhe Haresta të Gutas Lindore.
Ebu Jamin thotë se regjimi ende vazhdon me sulmet në Gutën Lindore në intervale të ndryshme.
Ekipet e Mbrojtjes civile të cilët u dërguan në vendin e ngjarjes, po vazhdojnë punimet e kërkim- shpëtimit.
Regjimi sirian gjatë javës së fundit ka kryer sulme intensive ndaj vendbanimeve civile të Gutës Lindore.
Afërsisht 400 mijë civilë në rajonin e Gutës Lindore e cila prej 5 vitesh ndodhet nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij, përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira dhe në uri.
Në ajon është ndaluar edhe hyrja e ushqimeve elementare dhe ilaçeve, që më parë mund të hynin në mënyrë ilegale në rajon.
Sipas të dhënave të organizatave civile lokale, më shumë se një mijë fëmijë në Gutën Lindore janë në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve.
Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e mbajtur në Astana më 3 dhe 4 maj e shpallën Gutën Lindore si një nga "zonat jokonfliktuale".
Rusia më parë ka njoftuar se më 22 korrik ka hyrë në fuqi armëpushimi në rajonin e Gutës Lindore, ndonëse regjimi i vazhdon sulmet.