Ahmet Furkan Mercan
06 Gusht 2021•Përditësim: 06 Gusht 2021
Është rritur në 382 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" që zhvillohen në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti organizativ njoftoi se me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe 29 persona të tjerë, të cilët kanë ardhur në vend për Lojërat Olimpike.
Ndërkohë, në mesin e 29 personave të infektuar me virusin në 24 orët e fundit asnjë atlet nuk është përfshirë në garat në turne.
Në këtë mënyrë, ka arritur në 382 numri i personave të prekur nga virusi që janë të akredituar në Lojërat Olimpike "Tokio 2020".
Personat e përcaktuar me virusin janë vendosur në karantinë.